Rritet paga minimale, paga më të larta nga muaji prill

Nga Xh M
885 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë mbledhjes së Këshilli Ekonomiko-Social i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se paga minimale do të rritet dhe se punëtorët do të marrin paga më të larta duke filluar nga muaji prill.

Sipas Mickoskit, Qeveria ka rregulluar marrëdhëniet e punës me shumicën e institucioneve përmes marrëveshjeve kolektive, të cilat do të vlejnë deri në vitin 2028.

Ai njoftoi gjithashtu se është arritur marrëveshje me sindikatat UPOZ dhe SADU për rritjen e pagave të administratës, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe sindikata të tjera.

“Sot në rend dite është informata për lartësinë e pagës minimale për vitin 2026, në përputhje me ligjin. Pres që kjo informatë të miratohet në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe paga e re minimale të fillojë të paguhet nga prilli”, tha Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë dialogun institucional mes punëdhënësve dhe punëtorëve, duke vlerësuar se vetëm përmes dialogut institucional mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër