Sa do t’i bëjë mirë(keq) dalja e ASH-së nga VLEN-i?

Nga admin
1.7K e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 10 prill – Skena politike po ndryshon me ritëm të shpejtë, këto ndryshime sa mund të jenë produktive po aq mund të jenë të dëmshme. Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari kohëve të fundit ka tronditur simpatizanët e VLEN-it i cili brenda natës në një emision televiziv shprehu pakënaqësit e tij në VLEN. Ai tregoi për kanalet e komunikimit me BDI-në me çka paralajmëroi daljen e tij nga VLEN, kjo situatë krijoi huti në opinion. Sepse, ndarja e ASH-së në dysh ndodhi pikërisht për këtë arsye që ASH-në e lidhë asgjë me BDI-në. Por, tani çfarë ndodhi? shkruan Zhurnal.

Votuesi i ASH-së ka qenë votues i pakënaqur nga BDI –

Aleanca për Shqiptarët historikisht si parti politike ka ndërtuar narrativin e funksionimit si antipod i BDI-së. Kreu i kësaj partie, Arben Taravari, nuk duhet të haroj se edhe ata që ia kanë dhënë votat ASH-së, kanë qenë pikërisht ata që kanë qenë të pakënaqur me qeverisjen e kaluar të BDI-së.

Një gjë duhet që kreu dhe kryesia e ASH-së ta mendojnë e kujtojnë që interesat e larta partiake mund të sjellin dëm të madh elektoral që pason me vendosjen e drynit. Raste të tilla ka me bollëk, Gëzim Ostrenin me Unitetin, Demokracia e Re, RDK, e të tjera, të cilat kanë qenë të fokusuara në rritjen e menjëhershme të partive politike dhe kanë përfunduar me shkatërrim të plotë. Kjo për pasojë që nuk janë shikuar interesat e kohës apo çastit, mos pozicionimi adekuat i ka çuar deri në shkatërrim.

Votuesi i VLEN ka qenë dhe është vtoues që e ka kërkuar dhe ka pasur nevojë për ndryshim. Cili do subjekt që del jashtë kësaj ombrelle nuk kontriboun për ndryshimin, por të kundërtën vepron për rikthimin e regjimit. Dhe, kjo është më shumë se e dëmshme për të ardhmen e një populli dhe kombi të tërë.

ASH e vetme rrezikon të mos fitojë asnjë komunë, madje të humbë edhe Gostivarin –

Historiku politik në vendin tonë është vula e dëshmisë së gjallë se si ka qenë rezultati i partive politike në RMV derisa kanë qenë të ndara e të përçara. Asgjë tjetër, pos defaktorizimit të shqiptarëve, dhe mundësisë për qeverisje të së njëjtës parti me dekada.

Pra, kur vota shpërndahet faktorizimi përjashtohet si mundësi. Nëse marrim dhe analizojmë numrin e votave nga zgjedhjet e fundit lokale dhe deri tek këto të fundit parlamentare vërejmë thellësisht një dallim të madh. Kur partitë e vogla opozitare ishin të ndara në dy taborre nuk arritën dot as t’i afrohen partisë së parë, ndërkaq kur të gjitha u bashkuan në VLEN bënë mrekullin partinë që kishte qeverisur me dekada e dërguan në opozitë.

E tani nuk do analizë të thellë, vetëm sipërfaqësisht duke u bazuar në të dhënat e lartëpërmendura lirshëm mund të konstatohet se në një situatë kur ASH është e vetme rrezikon të mos fitojë asnjë komunë, madje as Gostivarin për të cilën komunë kanë një vetbesim të pabazë se e kanë të sigurt. Qytetari shqiptarë nuk i jep asnjë lideri tapinë e qeverisjes por vlerëson opsionet politike që i ofrohen në tavolinë.

Largimi i ASH-së nga VLEN dëmton vetëm ASH-në, “brendi” VLEN nuk dëmtohet –

VLEN u shndërrua në më shumë se një koalicion politik pra në një shpresë të fuqishme se gjërat mund dhe do të ndryshojnë denjësisht e rrënjësisht. Prandaj, cila do parti politike që do të largohet nga VLEN do ta dëmtoj vetveten pasi VLEN është ndërtuar në mënyrë të vullnetshme pa qenë e varur nga vullneti i ndonjrës parti politike në mënyrë eksplicite.

Nga këtu lirshëm mund të konstatohet se VLEN nëë zgjedhjet e ardhshme lokale do të fitojë në mënyrë bindëse numrin më të madh të komunave shqiptare, duke marr parasysh edhe faktin që VLEN janë përfaqësuesit e shqiptarëve në ekzekutiv. Pra, aty ku VLEN ka bastionet e saja aty do të fitojë bindshëm pa ndihmën e ASH-së, e vetë fakti që këta parti politike po e ruajnë unitetin e quajtur VLEN që bëri histori qytetari shqiptar do t’i vlerësoj e shpërblej me votë.

ASH-ja nuk duhet të harrojë se mbi 70% e elektoratit të saj janë kundër ndarjes nga VLEN-i dhe cili do lloj kombinim tjetër për koalicion me BDI-në është i papranueshëm për votuesin dhe anëtarët e kësaj partie politike e cila është rritur mbi kundërshtimet e keqqeverisjes së BDI-së.

Vonë nuk është asnjëherë, ka kohë dhe hapësirë për të gjetur gjuhë mirkëputimi e bashkëpunimi mes LD, LB, AAA dhe ASH, fitorja mund të jetë madhështore –

Sipas informacioneve burimore që kanë arritur në redaksinë tonë rreth 80% të VLEN-it ia ka pranuar listën për Komunat të cilat pretendon të futet në garë ASH-ja me kandidatët e saj. Dhe, kjo është një sihiraç i mirë që gjërat mund të rregullohen në dobi të shqiptarëve.

Pra, ajo që nevojitet në këto momente është vetëm një vullnet dhe energji e mirë, sepse është parë sinergjia e bashkimit që prodhoi rezultat mbreslënës të papritur që gjitha partitë politike veçmas as nuk mund ta ëndërronin. Prandaj, duhet të tejkalohet inatet personale, interesat partiake të mendohet sipër e përtej tyre të arrihet deri në një përfundim që mund të jetë produktiv dhe i dobishëm për një popull jo për një parti.

Kujtojmë që, nëse ASH përfundimisht do të ndahet nga VLEN-i, atëherë ngriten shumë pyetje dhe dilema, në çfarë halli mund të ketë qenë lideri i ASH-së që po refozon ofertat nga VLEN? Por, kjo sigurisht se nuk do të mbetet enigmë, e vërteta sado që vonohet sërish del në shesh! /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër