Sali nis detyrën e ministrit për çështje evropiane

nga D. V.

Shkup, 26 dhjetor – Sot, në Ministrinë për Çështje Evropiane u mbajt pranim- dorëzimi i funksionit të Ministrit për Çështje Evropiane, pas vendimit të djeshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka Bekim Sali mori detyrën nga ministri i deritanishëm Orhan Murtezani.

Në takim, në kuadër të pranim-dorëzimit të detyrës, u shqyrtuan aktivitetet aktuale dhe prioritetet e përcaktuara nga agjenda evropiane. Orhan Murtezani i uroi mandat të suksesshëm pasardhësit të tij, ndërkaq Ministri i ri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, theksoi vendosmërinë e tij në vazhdimin e proceseve reformuese dhe avancimin e mëtejshëm në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More