Sami Morina zëvendëson Nuhi Aliun në krye të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Sami Morina, përfaqësues i kompanisë Bas Tuti Fruti, është zgjedhur në krye të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me mandat katërvjeçar, në Kuvendin e VI-të Zgjedhor, duke pasuar ushtruesin e detyrës së kryetarit, Nuhi Aliu.

Sipas informacionit të përcjellë për këtë lajm, ende të pakonfirmuar zyrtarisht, Morina kishte mbështetjen e gjithë Odës, çka ndikoi që Nuhi Aliu të mos kandidonte në këtë garë.

Zgjedhjen e Morinës e ka uruar edhe ish-kryetari i OEMVP-së, njëkohësisht kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra. Në urimin e tij publik, Qyra i dëshiroi suksese në mandatin e ardhshëm dhe përgëzoi Odën për organizimin e Kuvendit dhe procesin zgjedhor.

Qyra theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të OEMVP-së në përfaqësimin e komunitetit të biznesit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër