Mickoski për Kodin Zgjedhor: Levica, LSDM dhe BDI të vijnë me propozim, jemi për lehtësimin e votimit të diasporës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se dialogu i grupit të punës për Kodin Zgjedhor do të zhbllokohet pasi “opozita e bashkuar – E Majta, LSDM-ja dhe BDI-ja” të vijnë në takim me një propozim.

“Ata nuk vijnë. E Majta është e interesuar për paratë që të shkojë në Halkidiki, të blejë prona dhe të hapë kafene. LSDM-ja nuk e di se çfarë dëshiron. Për BDI-në mund të them se e di se çfarë dëshiron, por kjo është e pamundur”, tha Mickoski.

Ai u bëri thirrje që të merren vesh mes tyre dhe tha se çdo marrëveshje që do ta arrinin ata do të pranohej, ndërsa mbetet kërkesa për lehtësimin e votimit të diasporës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2029.

“Le të ulen, le të merren vesh. Atë për të cilën do të merren vesh, ne do ta pranojmë. Ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është që të lehtësohet votimi i diasporës duke filluar nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2029. Këtë kërkojmë. Mendoj se nuk po kërkojmë shumë”, tha Mickoski.

Pushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut deri më 16 korrik nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e cila është pjesë e Agjendës së Reformave. Ky ishte edhe afati i fundit i përcaktuar për miratimin e këtij ligji reformue.

Afati fillestar për miratimin e këtij ligji ishte 30 qershori 2025, por pasi ky afat nuk u përmbush, qeveria mori qëndrimin se afati nuk ishte shkelur sepse ka një periudhë “grejs” deri në fund të qershorit 2026.

Grupi i punës për reformën e Kodit Zgjedhor u formua më 3 mars të këtij viti, katër muaj para afatit për reformat zgjedhore, dhe punoi në një dokument me ndryshime të propozuara të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër