Sela për Arbën Xhaferin: Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë

Nga Xh M
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përkujtuar Arbën Xhaferin në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sela ka theksuar se, edhe pse Xhaferi nuk është më mes nesh, vepra dhe mendimi i tij vazhdojnë të mbeten të gjalla.

“Arbën Xhaferi ishte një figurë e madhe, intelektual, politikan dhe atdhetar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm”, ka shkruar Sela.

Ai e ka përshkruar Xhaferin si një mendje të kthjellët dhe një zë të mençur e të guximshëm, i cili punoi për dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë. I përjetshëm kujtimi për ty, Kryetar. Prehu në paqe!”, ka përfunduar Sela.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër