Tërmet me magnitudë 2.8 në afërsi të Gostivarit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 15 gusht Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot, 15 gusht 2026, në ora 16:10, në afërsi të Gostivarit.

Sipas të dhënave fillestare të EMSC – Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 2 kilometra në lindje të Negotinës së Vrapçishtit, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Koordinatat e regjistruara janë 41°52′12″N 20°54′36″E.

Lëkundjet janë ndjerë në zonën përreth, përfshirë edhe qytetin e Gostivarit.

Të dhënat janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime pas përpunimit të mëtejshëm sizmologjik.

artikuj të ndërlidhura