Prishtinë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka reguar ndaj një videoje të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterin Trendafilova, duke kritikuar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe kontaktet e tyre me diplomatë.
Në një reagim, Selimi ka deklaraur se Gjykata Speciale është e vetmja gjykatë në botë ku kryetarja e gjykatës emëron gjyqtarët si për gjykatën e shkallës së parë, ashtu edhe për atë të apelit.
Ai gjithashtu ka thënë se kjo është e vetmja gjykatë në botë ku gjyqtarët dhe prokurorët marrin pjesë së bashku në takime konfidenciale informuese me diplomatë.
“Pra, jo – askush nuk i beson procesit”, ka shkruar Selimi, duke shprehur mosbesim ndaj procesit gjyqësor në Hagë.
