Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Në takimin e sotëm mes ministrit të drejtësisë Jeton Shasivari dhe ambasadorit të Republikës së Italisë, Paolo Palmintieri, u diskutua për aktivitetet kyçe të Agjendës Reformuese në drejtësi, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se Italia mbetet partner i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për reformat që synojnë forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe luftën e vendosur kundër korrupsionit.
Në deklaratën e tij, ministri Shasivari theksoi:
“Përmes shkëmbimit të përvojave dhe iniciativave të përbashkëta, do të vazhdojmë të ndërtojmë një sistem modern dhe efikas të drejtësisë, në interes të qytetarëve.”
