Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM‑së, Venko Filipçe, në bisedën e sotme me gazetarët akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se ka shmangur qëllimisht pyetjet deputetësh, duke vlerësuar se pushteti ka organizuar një bllokadë të orkestruar në seancën e djeshme të Kuvendit, me qëllim që opozita të mos mund t’i parashtrojë pyetjet e parapara.
“Mickoski iku nga pyetjet deputetësh. Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve të opozitës, pamë një bllokadë të orkestruar me manovra që konsumuan kohën e paraparë për pyetjet deputetësh. Aty Vesna Bendevska inskenoi problem. Një pauzë, pastaj edhe një pauzë tjetër. Është e qartë se nuk kanë përgjigje për pyetjet që i parashtrojmë. Fakt ishte se u shkel Rregullorja një deputete nuk kishte marrë përgjigje brenda afatit 20‑ditor, vendosi të bllokojë foltoren për të marrë përgjigje dhe ajo e mori. Kërkesa e saj ishte logjike, i shfrytëzoi mekanizmat. Pas kësaj, deputetja mori përgjigjen me shkrim, e më pas Vesna Bendevska mori skenën dhe inskenoi problem,” tha Filipçe.
Ai theksoi se kjo sjellje është vetëm një tregues tjetër i mosrespektimit të vazhdueshëm të Kuvendit dhe rolit të tij kushtetues.
“Kuvendi prej kohësh nuk e ushtron funksionin e tij si duhet. Ligjet miratohen me procedurë të shkurtuar, shkelet Rregullorja, ndërsa tani keqpërdoren edhe mekanizmat proceduralë për të shmangur kontrollin parlamentar mbi Qeverinë. Pyetjet deputetësh janë instrument serioz demokratik dhe askush nuk ka të drejtë ta zhvlerësojë rëndësinë e tyre,” tha lideri i LSDM‑së.
Filipçe theksoi se nga kjo sjellje nuk dëmtohet opozita, por qytetarët, të cilët mbeten pa përgjigje për çështjet që përfaqësuesit e tyre i parashtrojnë në Kuvend.
“Ne ishim të përgatitur. Kishim katër deputetë, materiale të përgatitura, argumente dhe pyetje. Por në vend të përgjigjeve, pushteti zgjodhi të ikë nga debati,” përfundoi Filipçe.
