Bejrut, 1 qershor Zhurnal.mk – Libani ka marrë zotim nga SHBA-ja për të siguruar një armëpushim në Bejrut, ndërsa po bëhen përpjekje që ai të zgjerohet për të mbuluar gjithë vendin, tha sot një zyrtar i lartë libanez për Anadolu.
“Ne kemi marrë një zotim nga pala amerikane për një armëpushim në Bejrut, i cili mund të përfshijë gjithë Libanin”, tha zyrtari.
Ai shtoi se presidenti libanez Joseph Aoun, kryetari i parlamentit Nabih Berri dhe kryeministri Nawaf Salam janë në komunikime intensive me zyrtarët amerikanë për të konsoliduar armëpushimin me Izraelin.
