SHBA tërheq trupat nga Siria, ndërsa tensionet me Iranin rriten

nga D. V.

SHBA-ja po përgatitet të tërheqë në masë trupat e saj të mbetura nga Siria gjatë disa muajve të ardhshëm, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC.

Zyrtari shtoi se qeveria siriane kishte pranuar të marrë udhëheqjen në luftën kundër terrorizmit brenda kufijve të saj dhe se prania ushtarake amerikane në shkallë të madhe nuk ishte më e nevojshme.

Trupat amerikane ndodhen në Siri që nga viti 2015, si pjesë e një fushate kundër terrorizmit për të penguar ndikimin e grupit Shteti Islamik.

Vendimi erdhi ndërsa presidenti Donald Trump rrit prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërkohë që tensionet me Iranin janë në rritje.

Zyrtari theksoi se vendimi për të larguar rreth 1 000 trupat e mbetura në Siri është pjesë e një tranzicioni të bazuar në kushte dhe se SHBA mbetet e gatshme të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi në rajon.

Lajmi vjen ndërsa prania e trupave amerikane në rajon është rritur, veçanërisht pranë Iranit. ku  është vendosur aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln”.

Gjithashtu, SHBA ka dërguar aeroplanmbajtësen “USS Gerald R Ford”, anija më e madhe luftarake në botë, në Lindjen e Mesme, e cila pritet të mbërrijë në rajon brenda tre javëve të ardhshme.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy