Shefi i Mitsubishi konfirmon një SUV të vitit 2026 – që pritet të duket si një Pajero i ri

nga D. V.

Mitsubishi ka konfirmuar zyrtarisht se në vitin 2026 do të lansojë një SUV të ri të vërtetë off-road, duke rritur pritjet për rikthimin e emrit legjendar Pajero.

Njoftimi u bë nga presidenti i kompanisë, Takao Kato, gjatë Tokyo Auto Salon, ndërsa pamjet E publikuara së fundmi përforcojnë spekulimet për një Pajero modern.

SUV-i i ri pritet të ndërtohet mbi platformën e pickup-it Mitsubishi Triton dhe të përdorë motorin 2.4-litërsh diesel twin-turbo me 201 kuaj fuqi.

Po ashtu, nuk përjashtohet një version i elektrifikuar, bazuar në teknologjinë PHEV të Outlander-it.

Çmimi në Japoni pritet të variojë nga 5.5 deri në 7.5 milionë jen (32,000 – 44,000 euro), ndërsa në tregjet perëndimore pritet të jetë dukshëm më i lartë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More