Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë

Nga D. V.
812 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), kaloi për gjykim dosjen ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, i pandehur për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë të tjerë.

Beci akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se gjatë kohës kur mbante detyrën e administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) ka shkelur ligjin në tenderin për  “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.

Sipas SPAK, Beci u sinkronizua me të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, duke krijuar avantazh të padrejtë për një shoqëri në tenderin me vlerë 700 mijë euro.

“I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k””, thuhet në akuzat e SPAK.

Hetimi për Becin nisi kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër