Rristov në prag të marrjes së detyrës së kryetarit të komisionit rregullativ për energjetikë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup 17 Mars, Zhurnal.mk – Inxhinieri maqedonas Aco Ristov sot ka marrë shumicën e votave në komisionin parlamentar për zgjedhjet dhe emërimit, për të pasuar pastaj në votim përfundimtar në seancë plenare për postin e kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE).

Procedura për emërim në post është nisuar pasi që i mëparshmi, Marko Bislimoski, dha dorëheqje nga posti.

Shtatë anëtarë të komisionit parlamentar në fjalë votuan për kandidaturën e tij, e dy ishin kundër. Për këtë pozitë në KRrE-së kishte konkuruar edhe Shamil Rexhepi por ai nuk u përkrah nga anëtarët e komisionit.

Më parë Ristov ishte kryetari i komunës Radovish gjatë periudhës 2021-2025.

artikuj të ndërlidhura