Shkëndija e Haraçinës me kryetar të ri, Sulejman Halimi merr drejtimin e klubit

Nga D V
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkëndija e Haraçinës ka njoftuar ndryshime në strukturën drejtuese të klubit, duke emëruar Sulejman Halimin në postin e presidentit. Halimi merr këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si drejtor sportiv, ku dha një kontribut të rëndësishëm në sukseset e klubit.

Deri më tani, postin e presidentit të klubit e mbante Isuf Bajrami, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit dhe zhvillimit të Shkëndijës së Haraçinës në vitet e fundit.

Kuqezinjtë nga Haraçina, pas një sezoni historik, siguroi promovimin në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke arritur një nga objektivat më të mëdhenj në historinë e saj. Me ngjitjen në elitën e futbollit vendor, klubi tashmë ka nisur përgatitjet për sfidat e sezonit 2026/27.

Nën drejtimin e ri, Shkëndija e Haraçinës synon të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe të konsolidohet në nivelin më të lartë të futbollit në vend. Gjithashtu, gjatë afatit kalimtar pritet që skuadra të përforcohet me futbollistë cilësorë, me synimin për t’u paraqitur sa më konkurruese në sezonin e saj debutues në Ligën e Parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër