Shkëndije Mujaj ka përmbushur një nga obligimet më të mëdha fetare për myslimanët

Nga Xh M
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkëndije Mujaj ka përmbushur një nga obligimet më të mëdha fetare për myslimanët, duke kryer Haxhin në vendet e shenjta në Arabinë Saudite.

Përmes një rrëfimi emocional të publikuar në rrjetet sociale, Shkëndije Mujaj tregoi momentet e veçanta gjatë Ditës së Arafatit, ku mes temperaturave të larta dhe turmave të mëdha të besimtarëve, arriti të ngjitet në Jabal ar-Rahmah – i njohur si Mali i Mëshirës.

Ajo përshkroi sfidat që hasi gjatë rrugës, duke treguar se kishte vendosur të nisej e vetme drejt malit, edhe pse shumë persona i kishin thënë se hyrja ishte e pamundur për shkak të turmës së madhe.

“Nëse çdo kush thotë ‘jo’, e Allahu thotë ‘po’, Ai ta gjen një rrugë aty ku nuk e paramendon kurrë”, shkroi Mujaj në mesazhin e saj prekës.

Këngëtarja rrëfeu se pasi mbërriti pranë hyrjes së mbyllur, bëri lutje dhe arriti të hyjë në vendin e shenjtë, duke e cilësuar gjithë përjetimin si një mrekulli dhe një shenjë të mëshirës së Zotit.

Postimi i saj është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për kryerjen e Haxhit dhe për ndryshimin shpirtëror që ajo reflektoi në mesazhin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër