Shkollat po rinovojnë muret, por duhet rinovuar mendësia!

nga Redaksia

Shkup, 19 gusht – Sa vjen e afrohet fillimi i vitit shkollor, drejtorët e shkollave me ngulm po mundohen që t’i përfundojnë punimet e renovimet. Duan që ditën kur nxënësit të fillojnë ditën e parë të gjejnë një ambient të ngrohtë dhe me shumë shpresë. Ndoshta edhe për shkak të zgjedhjeve lokale, të gjithë drejtorët mundohen që para shefave të tyre të dëshmojnë se janë të zotë dhe mund të kryejnë detyrat, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në përgjithësi duket se gjithçka është gati për vitin e ri shkollor me 1 shtator, por tek disa shkolla renovimet do të fillojnë pasi të fillojë mësimi. Në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Shkupin Veri do të fillojë rindërtimin dhe instalimin e një fasade me efikasitet energjetik në prag të zgjedhjeve.

Në shkollën “Ismail Qemali” në Çair në përfundim e sipër janë punimet, ndërsa nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në kushte të reja, më të mira si dhe në një ambient pozitiv dhe të pastër.

Në komunë qendër janë renovuar tërësisht sallat e sportit dhe salla solemne e shkollës “Dimitar Mladinov”. Investime po bëhen edhe në shkollat e Manastirit dhe shumë shkolla të tjera nëpër Maqedoninë e Veriut.
Komuna e Lozovës ka vendosur t’iu ndajë nga 4.000 denarë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë. E këto mjete do të nevojiten për blerjet e veglave për shkollim, veshje si mbështetje për nevojat tjera në përgatitjet për vitin e ri shkollor.

Qeveria ka marrë masa për çmime më të ulëta për 15 për qind për “shportën shkollore”, që do të zgjasë deri më 15 shtator. Kjo pritet të jetë një lehtësim për buxhetin familjar të prindërve me fëmijë që shkojnë në shkollë.

Përveç çmimeve të synuara të materialeve shkollore, familjeve u ofrohen edhe libra shkollorë falas, çanta shpine dhe materiale shkollore që komunat u sigurojnë nxënësve të klasës së parë. Paketa shkollore për nxënësit e klasës së parë, e cila ofrohet nga komunat, synon t’u ofrojë prindërve lehtësim financiar për të cilin ata duhet të ndajnë rreth 9,000 denarë. Përveç një çante shpine, kjo pako do të përmbajë edhe një fletore për shkrim fillestar, një ndihmë për numrat, një bllok, letër kolazh vetëngjitëse, lapsa druri me ngjyra, stilolapsa me majë të hollë, plastelinë, lapsa, një fletore, lapsa, një mprehëse, një gomë etj.

Megjithatë, kanceri i arsimit mbetet largimi i nxënësve dhe shkuara në mërgim.

Të dhënat trishtuese nga gjimnazi në Tetovë tregojnë se shoqëria po shkon drejt plakjes. Në shkollën e mesme “7 Marsi” në Tetovë, vetëm 22 nxënës u regjistruan në dy afatet e regjistrimit, ndërsa janë planifikuar që të ketë tetë paralele. Mbi 700 nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme të Tetovës deri më tani, megjithëse ka rreth 900 vende të lira.

Çështja më e rëndësishme në zhvillimin e arsimit është vizioni për cilësi. Fatkeqësisht edukata dhe arsimimi janë dy çështje që duhet të lidhen fortë mes vete dhe relacioni mësues-prindër duhet të jetë shumë i fortë. Fatkeqësisht arsimimi, sidomos në shkollë fillore dh etë mesme është shumë i ulët dhe prandaj është koha efundit që të kërkohet llogari për këtë rënie të tepërt. Bota po ecën me shpëjtësi marramendëse dhe nëse nuk arrijmë që nxënësit tanë t’i mësojmë dhe të jenë në hap me botën, nuk do të jenë të aftë për asgjë.

Prandaj, përveç kushteve të mira nëpër shkolla, duhet që politika mos të ndërhyjë në zgjedhjen e mësuesve, prindërit mos të ndërhyjnë në vendosjen e notave dhe fëmijët të kenë libra modernë që e sfidojnë realitetin. fatkeqësisht ende mësimi është klasik, ende ka politikë dhe nacionalizëm nëpër libra dhe ende notat rregullohen në fund të vitit në këshilli i mësimdhënësve dhe nga kërkesat e prindërve, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More