Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit sot shënon 82-vjetorin e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë ditë, 82 vjet më parë, më 13 nëntor 1944, Shkupi u çlirua nga pushtimi fashist. Në operacionet çlirimtare morën pjesë Divizioni i 42-të dhe i 50-të Nacionalçlirimtar i ushtrisë maqedonase dhe Brigada e 16-të Maqedonase, të cilat, pas disa ditësh luftimesh të ashpra, hynë në qytet.
Me rastin e kësaj feste, është paraparë vendosja e luleve para Monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit në Varrezat Partizane në Butel, në Aleenë e Qytetarëve të Merituar, te varri i gjeneralit Mihajlo Apostolski në varrezat e Butelit, si dhe para monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit, përpara ndërtesës së Qeverisë.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se sonte do të mbahet edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimit “13 Nëntori”.

