Shkupit sot në mëngjes qyteti më i ndotur në Evropë

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”.

Me një nivel mesatar të ndotjes prej 101, Shkupi zë vendin e parë në Evropë dhe vendin e 21-të në botë.

Menjëherë pas Shkupit renditen Amsterdami dhe Sarajeva.

Janë në fuqi masat e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga ndotja. Të gjithë punëdhënësve u rekomandohet që t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe qytetarët me astmë kronike, ata që kanë kaluar infarkt të zemrës ose goditje në tru, pavarësisht moshës.

Për ata që duhet të punojnë në ambiente të hapura, rekomandohet që ndërrimet e punës të zhvendosen në intervalin nga ora 11:00 deri në 17:00, kur ndotja zakonisht bie lehtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More