Lezhë, 29 gusht Zhurnal.mk – Një bombol gazi ka shpërthyer pak më parë në një banesë në Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesë.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e shpërthimit dyshohet se janë lënduar 6 persona.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave të plota të shpërthimit.
Të dhënat për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e ngjarjes pritet të bëhen të ditura në vijim.
