Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, dyshohet se është shkaktuar nga dy persona

Nga D. V.
823 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 maj, Zhurnal.mk – Më 06.05.2026 në orën 06:40, në SPB Shkup është paraqitur se një zjarr kishte shpërthyer në oborrin pas një ndërtese banesore në rrugën “11 Oktomvri” në Shkup.

Sipas njoftimit, zjarri u shkaktua nga dy persona të cilët po i shqetësonin banorët e ndërtesës duke trokitur në dyert e tyre dhe duke u marrë postën nga kutitë postare.

Nuk pati persona të lënduar, ndërsa zjarri dogji objekte prej druri që ishin vendosur para dhe në hyrje të ndërtesës.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër