Shqipëri-SHBA-Greqi marrëveshje në fushën e energjisë

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 prill, Zhurnal.mk – Shqipëria ka firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me SHBA-në dhe Greqinë për diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe për forcimin e pavarësisë energjetike.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot partneritetin me SHBA-në në drejtim të konsolidimit të sigurisë energjetike, ndërsa theksoi se po investohet për të diversifikuar portofolin energjetik.

Në fjalën e mbajtur në një aktivitet mbi sigurinë energjetike, Kryeministri solli në vëmendje situatën energjetike ku ndodhej vendi një dekadë më parë, kur sipas tij kjo pasuri ishte e keqmenaxhuar.

“Ka qenë dikur një moment në jetën tonë kur energjia ishte thjesht çështje furnizimi për të mbajtur dritat ndezur sa më gjatë të jetë e mundur në harkun e 24 orëve. Nga ana tjetër jetojmë në një vend ku deri një dekadë më parë gjysma e popullsisë paguante për gjysmën tjetër”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se kompania e shpërndarjes energjetike deri një dekadë më parë ishte në buzë të falimentit dhe mbahej gjallë vetëm nga subvencionet qeveritare, ndërkohë që borxhi i saj ishte më shumë se 5% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë sot, Kryeministri theksoi se historia është krejt ndryshe dhe “energjia përcakton sigurinë, fuqinë ekonomike dhe ambicien tonë për vendin që zë në këtë rajon dhe në Europë”.

“Shqipëria ka zgjedhur të kalojë përmes një procesi mjaft të dhimbshëm reformash energjetike. Ndërkohë që flasim nuk ka më padrejtësi në sistem si më parë. Gjithkush paguan atë që konsumon”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se po investohet për të diversifikuar portofolin energjetik dhe për të shkuar nga një vend që varet tërësisht nga energjia hidrike dhe importet, në një vend që brenda këtij mandati të shndërrohet në një vend eksportues neto të energjisë 100% të ripërtëritshme.

Në këtë rrugëtim, Rama konsideroi element kyç partneritetin me SHBA-në që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike dhe për një rajon të qëndrueshëm e të begatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër