Shqipëria dhe Kosova ‘bëhen një’ në BBVA – Selin me flamurin e Kosovës, Gimbo me flamurin kuq e zi në festën e beqarisë

Nga D. V.
855 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Momente emocionuese pati mbrëmë në shtëpinë e BBVA-së gjatë festës së beqarisë së Selin dhe Gimbos.

Ata organizuan festë beqarie paralelisht, ku Gimbo festonte me djemtë në oborr, ndërsa Selin festonte brenda shtëpisë me vajzat.

Në një moment, Selin doli në oborr së bashku me vajzat për të takuar Gimbon. Të dy filluan të kërcejnë nën ritmet e hitit “Lumi une”.

Gjatë vallëzimit, Selin mbante flamurin e Kosovës, ndërsa Gimbo mbante flamurin kuq e zi shqiptar. Ishte një moment shumë i ëmbël mes dyshes, i cili emocionoi të gjithë fansat e tyre.

Shumë njerëz e komplimentuan çiftin, ndërsa pati komente të shumta pozitive për këtë event që ndodhi mbrëmë.

Ndryshe, Gimbo dhe Selin janë çifti i përzgjedhur nga publiku për dasmën tradicionale simbolike të BBVA-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër