412
Tiranë, 26 maj Zhurnal.mk – Ka nisur protesta e studentëve nga Shqipëria e Kosova në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Protesta po zhvillohet në mbështetje të moshatarëve në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.
Ata shihen me flamuj shqiptarë ndër duar, plisa në kokë dhe tupanë.
Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
