“Shtet si i juaji nuk ka më”/ Ministrja Ismaili në Kuvend: Berisha e përdorte SHIK-un për të djegur redaksi gazetash, si mund të harrohet precedenti Gazidede

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Ministja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili, mbajti fjalën e saj në Kuvend dhe në kuadër të deklaratave të opozitës në lidhje me akuzat ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ajo ka sjellë në kujtesë aferat e viteve të shkuara, ku sipas saj, Berisha e ka përdorur SHISH, si mjet për të kryer vepra të ndryshme penale.

“Që të dish e nderuar zonja kolege, statuset e mia për çfarë nuk shkon janë aty, siç unë e bën edhe tani dhe ti nuk ke pasur guxim ta bësh ndaj liderit tënd. Nuk harrojnë shqiptarët për të zezat që i janë bërë. SHISH u përmend shumë, por është një institucion që nga 90-ta e në vijim ka përfaqësuar rënien e shtetit me gjithë ngjarjet e zhvilluara, përveçse sot. Nuk e harrojnë SHIK shqiptarët kur ju jeni siguruar të lini plot fakte ndaj shqiptarëve për vajtjet që kanë kaluar ndaj jush. Nuk e harrojnë shqiptarët pushtetin e pakufijshëm të SHISH në duart e xhelatëve si Berisha, që dhunonte, përndiqte e vriste si polici e militarizuar fashiste e politike.

Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimeshg. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës. Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore.

Si Damir Fazlliç ka marrë pjesë në një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare me ftesën tënde Sali. Në 97-ën në Vlorë përdorje SHIK-un për të armatosur mbështetësit e tu. SHIK-u digjte redaksi gazetash, dhunonte e rrëmbente gazetarë e vepronte pa procedura, por me urdhra. Shtet pa shtet si ky që keni qeverisur ju nuk ka më. Ne luftojmë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë, ju luftoni drejtësinë. Askush nuk ka imunitet para drejtësisë së re, as SHISH sot. Drejtuesja është shkarkuar menjëherë, teksa prezumohet e pafajshme derisa të ketë vendim. Ka ende raste kur dhimbja ulërin për drejtësi të munguar. Ty Muli të kam lënë të merresh me akuzat që Gazi të bënte për blerje vilash me lekë të drogës”, shprehet Ismaili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër