Tensione në protestën pranë Kuvendit, policia arreston disa protestues

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 shtator, Zhurnal.mk – Në ambientet e jashtme të parlamentit po zhvillohet protestë, teksa para pak minutash ka pasur edhe tensione mes tubuesve dhe policisë. Një ofensivë e policisë për të arrestuar disa prej protesuesve ka ndezur situatën, teksa në pamjet e servirura direkt në Top Channel, janë shoqëruar me forcë disa persona.

Një prej protestuesve u shpreh: “Kjo është mënyrë e policisë për të tensionuar protestën. Hidhen sende prej tyre dhe gjejnë justifikim për të na dhunuar”.

Protestuesit janë gjithë kohës në lëvizje, teksa siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Elda Menga, tubuesit janë pajisur me vezë dhe po i ruajnë në momentin e përballjes më deputetët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër