Siljanovska – Davkova i ndau shpërblimet për fituesit e Maratonës së 38-të të Notit në Ohër

nga Redaksia

Ohër, 31 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, në cilësinë e patronatit të Maratonës së Notit në Ohër, ua ndau shpërblimet fituesve në bazë të rezultateve të regjistruara në momentin e ndërprerjes së garës. 

Siç përkujtuan nga Kabineti i saj, në këtë manifestim prestigjioz sportiv i cili për herë të 38-të u mbajt në Ohër në konkurrencën e femrave fituese është Majte Ajlen Puka, përderisa fitues në konkurrencën e meshkujve janë Mateo Furlan, Federiko Tamborino dhe Matias Dias Hernandes. 

Siljanovska – Davkova i ka uruar fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në maratonë, duke u shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe frymën sportive. Ajo u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese të reja sportive. 

Në shtegun “Klime Savin”, këtë vit garuan 16 notues nga gjashtë shtete: dhjetë në konkurrencën e meshkujve dhe gjashtë në konkurrencën e femrave, në mesin e të cilëve, katër garues nga Maqedonia e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More