Silva shpërthen pas mohimit të penalltisë: Jemi mësuar me këtë sezon

Nga D. V.
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bernardo Silva shprehu frustrimin e tij ndaj gjyqtarit Darren England pasi Erling Haaland iu mohua një penallti e dukshme në pjesën e dytë gjatë barazimit 2-2 me Nottingham Forest.

Silva argumentoi se Haaland u godit nga portieri i Forest, Matz Sels, ndërsa City kishte avantazhin 2-1, por një kontroll i shkurtër i VAR-it lejoi vazhdimin e lojës përpara se Elliot Anderson të barazonte rezultatin në fund.

“Të gjitha 50-50-të na kanë shkuar kundër këtë sezon”, ka thënë Silva për TNT Sports.

“Sapo pashë episodin me Erling. Për mua, ishte penallti… Jemi mësuar me këtë këtë sezon. E dimë si funksionon. Detyra jonë është të bëjmë më mirë, sepse nuk mund të kontrollojmë këto gjëra”.

Pikët e humbura i kanë dhënë iniciativën përsëri kryesuesve Arsenalit, të cilët kanë një diferencë prej shtatë pikësh, edhe pse City ka një ndeshje më pak.

Trajneri Pep Guardiola shmangu kritikën e vendimeve, duke u fokusuar te aspektet pozitive.

“Bëmë gjithçka… Vazhdojmë dhe shikojmë përpara, jo pas”.

City ka humbur tashmë 13 pikë nga pozicione fituese këtë sezon, një statistikë që nënvizon pasigurinë e tyre në një garë titulli që duket gjithnjë e më e vështirë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër