Skenarët përçarëse të Serbisë dikur në Shqipëri, madje Kosovë, dhe (dje)sot në Maqedoni

nga Redaksia

Shkruan, Veton Ibrahimi, ish-zëdhënësi i PDSH-së në Qeverisje, 2006-2008

Ka ndodhur ne te kaluaren qe Serbia te arrije te kete ndikim ne Kosove nepermjet Shqiperise, por qe te vjen dita Serbia te arrije te kete ndikim nepermjet Kosoves ne Shqiperi, kete nuk e kisha menduar” .

Dite me pare kisha nje shkrim, ku u mundova te shpjegoja ne pika shume te shkurtra se kjo qe po ndodh me Alenancen e Taravarit, nuk eshte rastesi. Ne qe kemi qene aktiviste politik ne kohe shume te veshtira, gjate luftes se Kosoves, pastaj asaj ne Lugine dhe ne fund ne Maqedoni ne vitin 2001, i kemi perjetuar edhe ne kurrizin tone keto veprime parapolitike dhe te menduara mire nga ata qe atehere quheshin ZKZ e pastaj u ben SHIK. Per ata qe nuk e dine, ZKZ (Zbulimi dhe Kunder Zbulimi) dhe SHIK(Sherbimi Informativ i Kosoves). Te dyja keto organizata te kontrolluara nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kuptohet here nepermjet njerezve te tyre dhe here drejtperdrejte nga vet Kadri Veseli. Pra keta kontrollonin edhe Politiken Zyrtare por edhe parapolitiken ku ja kishin dal me sukses te instalonin njerezit e tyre mbrenda strukturave te shume Partive Politike si ne Kosove ashtu edhe ne Maqedoni. Pas vdekjes te Ibrahim Rugoves, te gjithe e dime se çka ndodhi me LDK-ne dhe ajo nuk ishte rastesi. Parapolitika diversante ne stilin partizan te Enver Hoxhes, duke filtruar njerez ne çdo Strukture Politike dhe madje edhe duke themeluar Media te ndryshme per t’i sherbyer ketij misioni, kishte dhene goditjen e pare me te rendesishme. Shpartalloj LDK-ne dhe shume shpejt mori edhe pushtetitn Ekzekutiv ne Kosove. Nje rol te rendesishem ne ate kohe kishte dhene Baton Haxhiu. Batoni duke krijuar disa media ne Kosove, Audiovizive dhe jo vetem, sigurisht me para te Oligarkeve te krijuar nga parapolitika, kishte marre persiper misionin qe din ta ben shume mire, ate te perçarjes dhe futjes se pykave. Pra Batoni vepronte sipas urdherit. Dhe besa ja kishte dal me shume sukses deri atehere.

Radhen e kishte Maqedonia. Fillimisht goditen PDSH-ne e Arben Xhaferit dhe Mendu Thaçit ne Maqedoni ku beja pjese edhe une, me instalimin e Bardhyl Mahmutit ne PDSH, me qellimin per ta marr PDSH-ne nga brenda. Me kete nuk paten sukses. Por gjithsesi pak me vone ja arriten qellimit.

Fillimisht duke larguar Imer Salmanin me nje grup jo te vogel nga PDSH-ja, pastaj duke krijuar Levizjen e Zijadin Seles me vone. Por kur pane qe po forcohej shume Zijadin Sela, filluan edhe ate ta godasin dhe nxorren Arben Taravarin ne loje. Te gjitha keto beheshin vetem me nje qellim. Qe te mbahej sa me e forte BDI-ja dhe Ali Ahmeti, dhe te fragmentizohej sa me shume Opozita Shqiptare. E ne sherbim te kesaj vihej si “ora Zviceriane” i gjithe enturazhi mediatik qe kishte krijuar me vite Batoni. E disa ne Maqedoni po i sherbenin mbase edhe pa e ditur se çfare po benin, thjesht per interesa materiale.

Te njejten gje tentuan serish ne Kosove me Vetevendosjen nepermjet Dardan Molliqaj. A ju kujtohen Dorheqjet e orkestruara nga Vetevendosja?! Çdo dite kishte nga nje doreheqje. A nuk ju duken te ngjashme edhe dorheqjet qe po ndodhin ne Maqedonine e Veriut?! Pra eshte i njejti skenar dhe e njejta dore. Edhe pse jam i sigurte se pjesa dermuese e ketyre qe po japin Dorheqje ne menyre te Orkestruar, as nuk ja kane idene se çfare po ndodhe. Biles mendoj se edhe Arben Taravari nuk e din se çfare po ndodhe, thjeshte po ben detyren qe i kan caktu. Dorheqjet e orkestruara kane nje qellim. Ta demtojne sa me shume VLEN, por jo ta shkaterrojne. Ju duhet nje oponence e demtuar e BDI-se qe sa me shume te legjitimohet BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Enturazhi mediatik, serish ne rolin e tyre, kuptohet ato te cilat ATA i kontrollojne dhe paguajne nepermejt parapolitikes, e cila per fat te keq, ka qen e instaluar edhe ne Ambasaden e Kosoves ne Shkup dhe jo vetem. Narrativa e tyre eshte se VLEN po i sherben VMRO-se dhe nuk thone asnje fjalr se BDI-ja dhe Ali Ahmeti ishim me se paku 10 vite ne bashkeqeverisje pikerisht me VMRO-ne! Asnje fjale per Open Ballkan dhe shetitjen e Ali Ahmetit dhe Edi Rames me Aleksander Vuçiçin ne mes te Shkupit. Ulurasin ne çdo Studio televizive se po zhbehet Gjuha Shqipe, po thyhet idelai i UÇĶ-se etj etj. Pra, Edi dhe Alia e soji e tyre, sahere qe bejne ndonje veprim Publik apo parapolitik ne dem te interesit Kombetar, gojen e kan plot UÇĶ. Sa here qe Edi Rama ben ndonje “Akt Patriotik” pason nje telefonate me Komandantin Hashim Thaçi ne Hage, ndersa Alia ja fut Kanges neper Oda me çifteli dhe Sharki. Pra se here qe keta, therrasin dhe bertasin UÇĶ UÇK dhe gojen e kan plot “Patriotizem”, dijeni se kan “shkel” diku. Rama po e keqperdor Hashim Thaçin ne maximum sepse Kontributi i Edi Rames per Kosoven, edhe gjate luftes edhe pas luftes eshte baraz me ZERO.

Pra, nuk eshte rastesi qe Arben Taravari filloj te belbezon pas zgjedhjeve ne Kosove, ku fitorja e VV-se nuk ishte mbi 50%. Edhe ketu Batoni dha kontributin e tij, duke marr nen patronazh te gjitha Partite Politike Opozitare, disa drejtperdrejte e disa nepermjet Bisnesmeneve Oligark. Gjithashtu orkestroi me shume dinakeri sulmet mediatike shume te ashpra ne drejtim te Albin Kurtit. Nuk mbeti asnje medium qe te pakten bente gazetari profesioniste, por te gjithe ishin ne sherbim te “Platformes” qe kishte ndertuar Baton Haxhiu per rrezimin e Albin Kurtit dhe mbi te gjitha thyrjen e mitit te Albin Kurtit. Secili kishte detyrat e caktuara. Si do zhvillohej Kampanja nga Partite Politike Opozitare, pra cili do ishte Narracioni Politik i gjithseciles Parti, si dhe cili ” Analist” ne cilen Studio Televize çfare qendrimi do mbante. Pra kontroll absolut mbi diskursin publik. Po te mos egzistonin mediat sociale, nuk do ta merrnim vesh se Albin Kurti dhe VV-ja merr pjese ne Zgjedhje. Ketu mendoj se Albin Kurti dhe VV-ja nuk arriten t’i amortizojne keto goditje dhe per pasoje rane ne 43% mbeshtetje.

Kjo don nje analize ne vete pastaj.

Rastesi nuk mund te jete as takimi i Taravarit me Edi Ramen ne Tirane, pas zgjedhjeve ku Rama “fitoj” bindshem. Batoni prap pati sukses. Me Gjoken per Parkingjet apo me diçka tjeter, mbetet per tu pare por ja arriti qellimit qe ta leviz Taravarin. Mbase nepermjet te ndonje SMS ne WhatsApp nga Edi Rama, Edi i ka shume qejf SMS-at ne WhatsApp.

Sigurisht me stilin e vjeter qe njehere te kritikojne ashper deri ne sharje dhe fyerje per te krijuar perceptimin publik se nuk jan ne te njejten ane, pastaj kerkojne falje para mediave, siç ishte rasti me Abazin alias Ali Ahmetin te cilin Batoni dikur e quante te paditur(sigurisht me dijenine e Alise) per te ardh pastaj ne Shkup e per ti kerku falje publike Abazit dhe per ti thurr Elozhe se na paska “zhgenjyer per te mire” te gjitheve dhe se paska rezultate te jashtezakonshme, dhe Batoni paska qen gabim qe nuk i paska besu Abazit. Tipike shkollareske dhe parapolitike si metode. Alla sigurims te xhaxhit Enver Hoxha.

Albin Kurti ua ka çmontuar kete menyre veprimi jo

pa sukses. Sigurisht qe ATA ende jane shume te fuqishem, sidomos materialisht. Kane rrjetin e tyre te fuqishem Madiatik dhe sigurisht edhe ate kercenues. Do te me kercenojne edhe tani besoj siç kane bere ne te kaluaren. Por keto jane faktet. Kercenimin me te lezetshem qe e kam marre ka qene. “Ti je djale shume i mire por ke shume informacione”

Ne nje interviste ne vitin 2019 tek Adi Krasta, kur gazetari i beri nje pyetje lidhur me Stanishiqin dhe Batonin, Albini Kurti u pergjigj:

“Ka ndodhur ne te kaluaren qe Serbia te arrije te kete ndikim ne Kosove nepermjet Shqiperise, por qe te vjen dita Serbia te arrije te kete ndikim nepermjet Kosoves ne Shqiperi, kete nuk e kisha menduar” .

Pergjigje Epike e Albin Kurtit i cili vetem me nje fjali, zberthen komplet veprimtarine e KUMBARES Baton Haxhiu. Besoj e mbani mend se si gjate takimit te Open Ballkan ne Shkup, Vuçici Presidenti i Serbise, zbret nga Skena dhe shkon e pershendet personalisht Baton Haxhiun. Rastesi edhe kjo?!

Ne histori tone Kombetare ne raport me Serbine, kjo ka ndodhur se paku dy here. Ardhja ose rikthimi i Amhet Zogut ne pushtet me ndihmen e Serbise, si dhe ardhja ne krye te Partise Komuniste ne Shqiperi dhe me pas Shqiperise Komuniste per 45 vite te Enver Hoxhes me ndihmen e Serbise. Te dyja keto kishin si rezultat apo pasoje mbetjen e Kosoves nen Serbi.

Tani ndikimi i Serbise nepermjet Kosoves ne Shqiperi, kishte dhe ka per qellim ndarjen e Kosoves. Pra per Kosoven flasim me Shqiperine(Edi Ramen) thot Serbia. Ne nderkohe ne te gjitha mediat e kontrolluara nga ATA, ndertohet narrativa se Edi Rama eshte ai qe po mbron Kosoven dhe UÇĶ-ne, se vetem Edi Rama po kujdeset per Komandantin ne Hage, se Albini nuk po ben asgje, ne nderkohe asnje fjale per ate se Albin Kurti per nje mandat Qeverises arriti ta kthen Veriun e Kosoves nen kontrollin e Institucioneve Legjitime te Kosoves! E gjith kjo narrative, koordinohet thuja se ne gjitha mediat e Kosoves nga KUMBARI me lakejt e tij si Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Vebi Kajtazi, Ilir Mirena etj, dhe thuja se ne te gjitha mediat ne Shqiperi duke sulmuar ne te gjitha anet Albin Kurtin. Dhe te gjithe keta nuk e bejne vetem nje pyetje. Ku ishte Edi Rama gjate luftes çlirimtare per Kosoven, dhe cili eshte kontributi i tij? Sigurisht OPEN BALLKAN.

Pra gjithcka qe po ndodh rreth e rrotull, ka vetem nje autor dhe nje implementues te ketij plani qe po vazhdon me vite. Ne prapavije te gjith kesaj sigurisht eshte Edi Rama ne mungese te atyre qe jane ne Hage. Dhe qellimi final eshte rrezimi i Albin Kurtit, si politikani qe eshte antipodi i kesaj mendesie parapolitke e besa edhe antikombetare. Qellimi final, pushteti apsolut i Edi Rames ne boten Shqiptare dhe dominim real i Serbise ne rajon.

Kush do ta fiton “Luften” ne fund, mbetet per tu pare. ATA jane shume te fuqishem materialisht ndersa Albin Kurti eshte i fuqishem ne Popull, pavarisht antipropagandes se jashtezakonshme qe behet neper Mediat e parapolitikes. Pra kemi Materialistet ne njeren ane dhe Idealistet ne anen tjeter. Une them se do te fitoje Ideali. Fundja, Boten e krijuan Idealistet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More