Athinë, 6 janar – Sot dhe nesër, për shkak të festës Uji i Bekuar në Greqi, sipas paralajmërimeve, bujqit grekë nuk do ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni dhe pritet që komunikacioni të zhvillohet pa ndërprerje, siç ishte rasti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me qëllim lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga ana tjetër, në vendkalimin kufitar Niki (Mexhitli), siç informuan nga LAMM, nga ora 9 në ndërprerje do të jetë komunikacioni për automjetet e mallrave.
Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor dhe një ditë më vonë, më 1 dhjetor, bujqit nga Greqia veriore parkuan traktorët e tyre në vendkalimin kufitar Evzoni dhe çdo ditë, për disa orë e bllokuan komunikacionin prej dhe drejt vendit tonë për të gjitha automjetet, me përjashtim të ditëve para dhe pas Krishtlindjeve, ditës së Vitit të Ri dhe tani për festën e Ujit të bekuar, siç ndodh me të gjitha bllokadat në të gjithë Greqinë.
Të dielën, përfaqësuesit e bujqëve nga të gjitha blloqet në takimin u vendos për një bllokadë 48-orëshe në të gjithë Greqinë, respektivisht të enjten dhe të premten të bllokohet i tërë rrjeti rrugor kombëtar, rrugët dytësore dhe rrugët kryesore, si dhe vendkalimet kufitare.
Sipas informacioneve të MIA-s, bujqit nga Evzoni do të marrin pjesë në aktivitetet specifike 48-orëshe, por planifikojnë të mërkurën të mbajnë takim për të marrë një vendim për llojin e bllokadës, përkatësisht nëse vendkalimi kufitar do të mbyllet dy ditë vetëm për kamionë apo për të gjitha automjetet.
Megjithatë, pasi zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis njoftoi në brifingun e rregullt të djeshëm me gazetarët se “të mërkurën në mëngjes Qeveria do të kumtojë, në fakt do të specifikojë masat që janë paralajmëruar tashmë”, bujqit presin të dëgjojnë këto masa dhe më pas të dalin me një qëndrim, nëse do të përgjigjen pozitivisht dhe do t’i japin fund protestave apo do të vazhdojnë me bllokadën e planifikuar 48-orëshe.

