Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adil Pireva, ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1968

Nga B.M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Adil Pireva, ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1968.

Pireva ndërroi jetë të hënën, më 9 shkurt në moshën 81 vjeçare, ndërkaq sot në ora 13:00 mbahet ceremonia e varrimit në fshatin Lupq i Poshtëm, në lagjen Pirevë.

Adil Pireva ishte ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1968.

Për veprimtarinë e tij kombëtare ka shkruar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se Adil Pireva ishte një veprimtar i palëkundur i çështjes kombëtare dhe ish-i burgosur politik, që përballoi me dinjitet sakrificat për liri.

“Ai dha kontribut të çmuar edhe në fushën e fjalës së shkruar, si gazetar, poet dhe romansier, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë.

Për shumë vite ishte anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në vitet ’90 shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës, duke qenë zë i arsyes, i urtësisë dhe i përkushtimit ndaj demokracisë dhe shtetndërtimit. Adil Pireva do të kujtohet gjithmonë si njeri i urtë, i ndershëm dhe shumë i dashur, një personalitet që fitoi respektin e të gjithëve me thjeshtësinë, integritetin dhe humanizmin e tij.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Pireva, miqve, bashkëveprimtarëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. Kujtimi dhe vepra e Adil Pirevës do të jetojnë përgjithmonë”, shkruan Gërvalla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër