SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrje të Erion Veliajt në mbledhjen e 29 shtatorit.

Prokuroria e Posaçme nuk dha pëlqim për asnjë nga alternativat e propozuara nga Këshilli Bashkiak, as shoqërimin fizik të Veliajt në bashki dhe as lejimin e një lidhjeje në distancë përmes video-konferencës.

Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Bashkiak do të mbahet sot më 15:00 dhe në fokus është shqyrtimi i draftit ligjor për ndarjen e re Administrativo-Territoriale.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. /a2cnn/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër