Tabaku takon Hofreiter: Integrim do të thotë shtet i së drejtës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane të Bundestagut gjerman, ku në fokus ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Gjermania ka shqetësime lidhur me sundimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe respektimin e standardeve të grupkapitullit “Themeloret”.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet përpara një zgjedhjeje të qartë: një Shqipëri që ecën drejt Bashkimit Europian, apo një Shqipëri që largohet prej tij dhe prej vlerave europiane.

“Integrimi nuk është propagandë. Ai do të thotë një shtet i së drejtës, ku drejtësia nuk pengohet nga forca e kartonëve në Parlament dhe ku ligjbërja nuk shndërrohet në noteri të interesave të një pakice”, theksoi ajo.

Tabaku theksoi më tej se “nëse sot jemi pas Malit të Zi dhe ende të papërgatitur, kjo është pasojë e një qeverisjeje që nuk ka vullnet të zbatojë as frymën, as germën e ligjeve të BE-së”.

Sipas saj, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, çështja e Aeroportit të Vlorës dhe mbrojtja politike që po i bëhet ish-zëvendëskryeministres janë prova konkrete të kësaj mungese vullneti.

“Beteja jonë është për një Shqipëri europiane në ligje, në institucione dhe në standard”, nënvizoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër