Spiropali nga Kievi: Nderim për të rënët dhe mbështetje për qëndresën e popullit ukrainas

nga D. V.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka publikuar pamje nga vizita e saj zyrtare në Kiev, ku është pritur nga homologu i saj ukrainas, ministri i Jashtëm Andrii Sybiha.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë ndaluar pranë Murit të Kujtesës, ku kanë nderuar të rënët për pavarësinë e Ukrainës.

Ajo theksoi se ky vend simbolik është burim force dhe frymëzimi për qëndresën e vazhdueshme të popullit ukrainas.

“Pritja në Kiev nga miku dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ku u ndalëm pranë Murit të Kujtesës, për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës, aty ku gjen forcën dhe frymëzimin, qëndresa e sotme e popullit ukrainas”, ka shkruar Spiropali në Facebook. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More