Spitali i Tetovës mund të kërkojë ndihmë nga spitalet përreth nëse rritet numri i pacientëve

Nga Xh M
1,754 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 korrik Zhurnal.mk – Vazhdon të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në repartin e infektologjisë në Gostivar. 24 orët e fundit, vetëm në repartin e pediatrisë ndihmë kanë kërkuar 140 fëmijë kryesisht të moshës 0-5 vjeç.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit Emri Bajrami tha për Alsat se në rast se vazhdon ky fluks i pacientëve, atëherë do të detyrohet të kërkojë ndihmë në Spitalin e Tetovës dhe qyteteve të tjera.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në infektologjinë e Gostivarit ndihmë kanë kërkuar gjithsej 222 pacientë me simptoma të marramendjes, diaresë dhe dhimbjeve në bark. Po ashtu edhe në repartin e pediatrisë, numri i fëmijëve ka arritur në 75 që kanë këto simptoma. Nëse vazhdon situatë e ngjashme në ditët në vijim, gjithsesi se do kërkohet ndihmë edhe nga spitalet e qyteteve fqinje për trajtimin e pacientëve”, thanë nga Spitali i Gostivarit.

• Ndihmë mjekësore kërkuan 222 pacientë
• Në pediatri, 75 fëmijë me simptoma
• Do të kërkojmë ndihmë nga Spitalet e tjera

Për këtë qëllim sot janë takuar dy drejtorët e spitaleve të Gostivarit dhe ai i Tetovës. Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës tha se ka mobilizuar ekipet në rast nevoje për t’i dalë në ndihmë Gostivarit

“Jemi në kontakt të drejtë për drejtë me drejtorin e Spitalit të Gostivarit, dhe ekipet tona janë në gatishmëri të plotë. Nëse kërkohet, jemi të përgatitur të ofrojmë çdo mbështetje logjistike e profesionale në interes të shëndetit të qytetarëve”, deklaroi Erzen Elezi. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Spitali i Gostivarit, që nga dita e djeshme, përveç repartit të pediatrisë dhe infektologjisë, ka hapur edhe disa reparte të tjera, me qëllim krijimin e hapësirave në rast të shtimit të numrit të pacientëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër