Shkup, 19 korrik Zhurnal.mk – Dy gra të vetme, në një shtëpi të vogël. Njëra në karroce e pa lëvizshme dhe e thyer në moshë ndërsa tjetra mban mbi supe barrën e rëndë të obligimeve të përditshme, duke marrë përsipër edhe rolin e burrit të shtëpisë, vetëm që të kujdeset me përkushtim për nënën e saj.
E për t’ia vështirësuar edhe më shumë jetën, Dashuria dhe nëna e saj e sëmurë, nuk kanë një rrugë që të arrije automjeti deri në shtëpi, por i duhet ta bart me karrocë në baltë e në disa raste edhe me batanije deri në rrugën kryesore për ta dërguar për në spital.
“Kam nënë të sëmurë e cila vuan shumë por edhe unë vuaj edhe më shumë pasi nuk mund ta barti. Është me karrocë dhe në këtë rrugë sidomos kur është me baltë kjo nuk kalohet. Më duhet ta dërgoj në mjek, shpesh vjen ndihma e shpejtë ka pas raste edhe me batanije e kemi bartur deri këtu pasi këtu nuk kam rrugë. Në i takojmë komunës së Likovës”, deklaroi Dashurie Haliti, banore e fshatit Rezhanoc.
Rruga ekzistuese është shumë e ngushtë për automjete ndërsa një pjesë sipas dokumentacionit fqinji thotë se veçmë ka lëshuar për rrugicë por që të mund të kaloje vetura aty ai assesi nuk lëshon pe.
”Ishim dy here në gjyq dhe dy here humbi. Gjyqtari tha kjo është mëgje e arës por ja ne e lëshuam një pjesë. Unë nuk mund të jap nga pjesa ime, ka një pjesë tjetër atje le të kërkojë rrugë. Nuk ka nevojë të me paguash që të shkurtoj nga fëmijët.Dashuri, qofsh shendosh që këtu ke një rrugicë të gjerë”, theksoi Stanimir Ilievski, banor i fshatit Rezhanoc.
Për këtë problem, Dashuria është ankuar deri tek Avokati i Popullit por assesi të gjendet zgjidhje.
“Jam ankuar gjithandej, edhe deri tek avokati i popullit, atëherë tek Naseri. Me kanë thënë shko në komunë të Likovës, edhe aty kam qenë disa here e më në fund e takova edhe kryetarin dhe i kërkova një zgjidhje, zgjidhje për rrugë, nuk kërkoj asgjë më shumë por një rrugë që i takon çdo qytetari e që të mundëm ta barti nënën e sëmurë, edhe vet jam sëmurë. Asnjë burrë s’mund ta barte atë e unë e barti”, theksoi Dashurie Haliti, banore e fshatit Rezhanoc.
Dashuria shton se nuk kërkon privilegje, por vetëm një rrugë të kalueshme, një të drejtë elementare që do t’ia lehtësonte betejën e përditshme. Deri në zgjidhjen e këtij problemi, çdo vajtje e nënës së saj për në spital, mbetet një sfidë e dhimbshme.
A e keni vështirë këtu dy gra vetëm? Po, si vdiq plaku mbetem kështu. Por çfarë vjen nga Zoti, por çfarë të vijë patjetër të themi faleminderit./Alsat.mk.
