Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në vizitë te kryeparlamentari Afrim Gashi

nga D. V.

Shkup, 19 dhjetor – Kryeparlamentari Afrim Gashi ka mirëpritur në një vizitë studentët e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, duke theksuar rëndësinë e dialogut me të rinjtë dhe rolin e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes vendeve dhe popujve.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në vizitën e tyre kthyese studentët e Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’”, ka shkruar Gashi, duke vlerësuar takimin si një hap domethënës drejt forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë.

Sipas tij, dialogu i hapur me studentët u shndërrua në një urë komunikimi dhe bashkëpunimi. “Ky dialog i hapur dhe konstruktiv me të rinjtë u shndërrua në një urë mirëkuptimi”, ka theksuar kryeparlamentari.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimin e tij në diplomacinë parlamentare. Ai vuri theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit me Kosovën. “Fola për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të qëndrueshme me institucionet e Kosovës, si dhe për lidhjen vëllazërore mes popujve tanë”, u shpreh ai.

Në fund, kryeparlamentari nënvizoi se energjia dhe mendimi kritik i studentëve janë garanci për një diplomaci moderne dhe të qëndrueshme. “Energjia, kurioziteti dhe mendimi kritik i studentëve janë dëshmi e qartë se diplomacia e së ardhmes ndërtohet që sot, përmes dialogut të sinqertë me rininë”, përfundoi Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More