Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Nga Xh M
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 korrik Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi.

Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës në vitin 2023.

Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë.

Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel.

Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë.

Në përfundimet e Këshillit të BE-së dënohet vazhdimisht sulmi në Banjskë, shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe kërkohet llogaridhënie./rtk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër