Suma viziton Çairin, pritet nga Mexhiti

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka pritur në takim ish-kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, njëherë edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Refki Suma, përcjell TV21.

“Kur biseda është e drejtpërdrejtë dhe pa formalitete, takimi merr një kuptim tjetër. Sot, me kënaqësi prita në Komunën e Çairit z. Refki Suma, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë takimit ndamë ide dhe qëndrime mbi tema me rëndësi për qytetarët dhe vendet tona, si dhe mbi angazhimin politik në përgjithësi.
E falënderoj z. Suma për vizitën dhe i uroj suksese në zgjedhje, si dhe mbarësi në rrugëtimin e tij politik, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More