Sveçla: Qindra aplikime nga shtetas serbë për shtetësi të Kosovës

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 maj, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media, ka thënë se janë qindra aplikime të shtetasve të Serbisë për të marrë nënshtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sveçla deklaroi se aplikimet e këtyre shtetasve, të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Kosovë, janë duke u verifikuar.

“Ka pasur me qindra aplikime të shtetasve të Serbisë të cilët jetojnë apo punojnë përkohësisht në Republikën e Kosovës. Të gjitha janë individualisht duke u verifikuar. Në momentin që përplotësohen kërkesat ligjore edhe kërkesat iu kanë adresuar atyre, në momentin e publikimit të këtij ligji do të fillojmë edhe me fazën tjetër”, deklaroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër