Tahiri i PDK-së: Qytetarët secilin muaj po paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike

Nga D. V.
132 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara, raporton Ekonomia Online.

‘’Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi me etik, e jo me skandale me rezerva shtetërorë e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp.

Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt të qytetarëve të Kosovës. Qe nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të një pas njëshme. Skandalet në sektorin e energjisë janë bë sistematike e të zakonshme’’, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër