Ymeri: Në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike është pikërisht vëllai i kryeministrit Kurti

Nga D. V.
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri ka folur në seancën e jashtëzakonshme lidhur me çmimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Ymeri tha se pikërisht në zyrën ku bëhet faturimi i energjisë elektrike punon vëllau i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“E para për energjinë, çka dimë ne është që është rritur kostoja në masa të paparashikueshme më herët. Kjo ka ndodhur edhe pse prodhimi është rritur, por kohëve të fundit është rritur dhe çmimi në qiell.

Në këtë skemë, të cilën unë e kam potencuar edhe më herët, kërkesa për vlerë është gjithmonë më e madhe, edhe tashmë veç e kemi tejkaluar një miliard euro.

Tash, unë po du me i sqaru anën tjetër të kësaj çfarë po thuhet, që çmimi i importit është rritur nga pandemia, por kohëve të fundit është rritur sasia në masë të paparashikueshme për shkak të rënieve të blloqeve dhe mos planifikimit të prodhimit nga KEK-u.

Gjithashtu, është mirë me ju tregu që energjia elektrike këtë vit është shtrenjtuar, por nuk do të thotë që nuk rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar, nuk kemi pasur asnjë lloj shkaku ne që me e pagu aq shtrenjtë energjinë elektrike. Ka qenë keqmenaxhimi i sektorit, i komplet sektorit energjetik, duke filluar nga prodhimi e deri te inkriminimi i ZRRE-së.

Zyra e Rregullatorit për Energji, çka është thënë nga zyrtarët, në anën zyrtare, si përfaqësues të kuvendit, nuk më përgjigjen në pyetjen më të thjeshtë për maminë energjetike. Jo që janë të kapur, por ky pushtet e ka kolaboruar komplet sektorin e energjisë elektrike.

Për me potencu këtë, për me tregu më shumë për këtë, ku mund të jetë një sektor i pavarur, ku në zyrat ku rritet edhe ku bëhet faturimi i energjisë elektrike, është edhe bilanci, është edhe vetë vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre. Ky specialist për çështje ekonomike, le të mos merremi me këto fjalë të tjera, ku vetë kryeministri e ka vëllaun”, tha Ymeri.

Ajo e konsideroi “maxhe” të madhe të parasë publike dhe hajnisë e cila menaxhohet nga familjarët e pushtetit.

“Kjo maxhe e madhe, e parës së madhe, e hajnisë, është mirë menaxhuar edhe me familjarë të tjerë, të cilët janë më qendrorë, nga vëllezërit, nga familjarët e deputetëve të caktuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, KEK-u është e vërtetë që nuk importon energji elektrike, mirëpo e eksporton. Në vitin 2024, janë eksportuar 150 miliardë euro energji elektrike, sa ne na është që kemi importuar, dhe në fund të përfundojmë që kemi importuar energji elektrike shumë dhe na duhet me e pagu.

,Prokuroria, gjithashtu Prokuroria Speciale, ka pasur ekspertë të antikorrupsionit si kryetar bordi dhe anëtar bordi në korporatën energjetike të Kosovës. Pra, duke nisur nga vetë Prokuroria Speciale, është mirë të merret, të ndahet kjo punë, ku të niset një hetim. Përndryshe, një sektor i energjisë elektrike që ka familjarë të pushtetit, që ka pasur në kohë të caktuar, në vitin 2022-2023 anëtarë të Prokurorisë Speciale, pavarësisht se është ekspert i antikorrupsionit, atëherë është mirë të bëhet një hetim i pavarur plotësisht, që është i ç’kapur edhe nga pushteti, që është i ç’kapur edhe nga ndikimi i mundshëm i prokurorisë që unë po them që është, sepse ka qenë anëtar edhe kryetar bordi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pra, në rast se kemi të bëjmë me një hetim, duhet të jetë plotësisht i pavarur sepse ZRRE-ja ka qenë pjesë e kësaj, e këtij skenari ku të gjithë kemi vazhduar me i paguar. Gjithashtu ka prova faktike, të pakontestueshme, që janë bërë, ka pasur dallim të pagesave që janë bërë për importin e energjisë elektrike apo shitjen e energjisë elektrike jashtë kontratave me entitete të caktuara të biznesit. Ky favorizim ka ndodhur në vitet 2021-2022, edhe këtë është mirë Prokuroria Speciale me e hetu, duke u ndarë plotësisht nga ky hetim, e që do të zbardhte krejt çka ka ndodhur në sektorin e energjisë elektrike”, tha Ymeri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër