Takim i zëvendësministrit Andovski me një delegacion nga Rumania në Ministrinë e Shëndetësisë

Nga B.M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski sot në Ministrinë e Shëndetësisë pati takim me delegacionin nga Republika e Rumanisë, të kryesuar nga dr. Raed Arafat – sekretar shtetëror për mbrojtjen civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë.

 “Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mes dy vendeve, veçanërisht në lidhje me përballimin e ngjarjeve me viktima masive, si dhe përvojat e Rumanisë në transformimin e shërbimeve të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe qendrave urgjente në spitalet rumune. Zëvendësministri Andovski, në fjalën e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e sinqertë dhe të pakursyer të Rumanisë në përballimin e pasojave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, duke theksuar veçanërisht kontributin personal të dr. Arafat në dërgimin e avionit special rumun për transportimin e të lënduarve drejt qendrave mjekësore evropiane”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 Në takim u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet institucioneve të dy shteteve, si dhe u riafirmua angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shërbimeve urgjente dhe ndihmës së shpejtë mjekësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër