Takim Nikolloski – Miljaniq: Është e nevojshme të vendoset një linjë ajrore midis Maqedonisë dhe Malit të Zi në interes të lidhjes më të mirë të dy vendeve

Nga B.M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Malit të Zi në vend, Zoran Miljaniq.

 Në takim është biseduar  për situatën aktuale në të dy vendet, me theks të veçantë në mundësinë e vendosjes së linjave të reja ajrore dhe lidhjes më të mirë të lidhjeve midis dy vendeve, njoftoi Ministria e Transportit.

 Zëvendëskryeministri e njohu ambasadorin Miljaniq me projektet e infrastrukturës, si dhe me proceset reformuese që po zbatohen me qëllim përmbushjen e agjendës evropiane, duke theksuar njëkohësisht aktivitetin e fortë të investimeve në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve ndërkombëtare, të cilat kanë një ndikim të fortë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takim është biseduar  edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimi tregtar, si dhe bashkëpunimi në turizëm. 

 “Me ambasadorin biseduam për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht mundësinë e vendosjes së lidhjeve ajrore midis dy vendeve. Gjithashtu, ngritëm edhe tema për përparimin e e bashkëpunimit tregtar, turizmit dhe gjithçkaje që është në interes të të dy vendeve. Mali i Zi është vendi ynë mik dhe presim që në emër të një partneriteti të tillë, bashkëpunimi midis dy vendeve të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Të dy bashkëbiseduesit, siç u theksua, ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e rritjes së marrëdhënieve ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër