Taksisti nga Shkupi sulmohet brutalisht nga disa persona te Qendra Transportuese, njëri nxjerr mjet të mprehtë

Nga Xh M
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj Zhurnal.mk – Një 35-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga disa persona te Qendra Transportuese në Shkup.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar më 27 maj 2026, rreth orës 10:15 në SPB Shkup. Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur në një stacion taksie, ku disa persona e kanë sulmuar fizikisht viktimën, ndërsa njëri prej tyre ka vringëlluar edhe me një mjet të mprehtë.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër