Taravari nga Zhelina: Ne do t’i ulim kontributet për të punësuarit, do t’i rrisim subvencionet për fermerët

nga Redaksia

Zhelinë, 16 prill – Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari mbrëmë në tubimin qendror në Zhelinë premtoi se do t’i ulin kontributet për të punësuarit si dhe do t’i përkrahin ndërmarrjet e mesme.

“Ne do t’i ulim kontributet për të punësuarit, do t’i përkrahim ndërmarrjet e mesme kurse për fermerët do të rrisim subvencionet. Çiftet e reja do të marrin kredi më 0 % kamatë për blerjen e banesave. Qytetarë të nderuar, jeta e dinjitetshme kombëtare kthehet vetëm me VLEN. Për të rritur dinjitetin kombëtar nevojitet stabilitet e qendrueshmëri”, deklaroi Taravari.

Taravari më tej shtoi se koalicioni VLEN ka program edhe për në arenën ndërkombëtare.

Edhe në arenën ndërkombëtare kemi plane 8 pikëshe 9 pikëshe, shumë pikëshe por ama për zhvillim për integrim në Evropë. Për pëmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe për mirëqenie ekonomike” shtoi Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More