Taravari: Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në

Nga B.M
842 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – “Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti.

Taravari tha se nuk kanë asgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.

Ai foli edhe për VLEN-in, duke thënë se ata nuk do të bëhen parti.

“Kjo që na ndodhi neve, ASH-së me VLEN-in, tash është duke i ndodhur Billall Kasamit”, tha në Click Plus Arben Taravari duke e parashikuar largimin e Lëvizjes Besa nga VLEN. Siç tha Taravari, u akuzua se ishte pengesë për bashkimin e VLEN-it, por shtoi se, që nga fundi i majit të vitit të kaluar u tha se VLEN do të shndërrohet në pari që nuk është bërë./TV21/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër