Tripunovski dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë do të nënshkruajnë grant prej dy milionë dollarë

Nga R.ZH
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot do të nënshkruajë një marrëveshje granti në vlerë prej 2 milionë dollarësh me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Karol Mezhevan.

Ceremonia e nënshkrimit do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi të ri financiar mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Bankës Botërore, me synimin për të mbështetur projekte dhe aktivitete në sektorin e bujqësisë, zhvillimit rural dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me destinimin e mjeteve dhe projektet që do të financohen përmes këtij granti prej 2 milionë dollarësh pas nënshkrimit të marrëveshjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër