Trump: I tronditur që Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 14 prill, Zhurnal.mk – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë dhe për këtë jam i tronditur, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një bisedë telefonike me ”Corriere della Sera”.

“A u pëlqen njerëzve fakti që kryeministrja juaj nuk po bën asgjë për të siguruar naftë?” pyet Trump.

“A i pëlqen asaj kjo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i tronditur prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha”, tha ai.

“Ajo është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi”, tha manjati në lidhje me komentet e Giorgia Melonit pas sulmit të presidentit amerikan ndaj papës, sulm që Meloni e konsideroi të papranueshëm.

”Papa nuk ka idenë se çfarë po ndodh në Iran”, deklaroi presidenti amerikan.

Ai shtoi se papa nuk e kupton që Irani përbën një kërcënim bërthamor.

“Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42 000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar”, tha Trump.

Për humbjen e Viktor Orbanit në zgjedhje, ai shtoi se “ai ishte një mik i imi, nuk ishte zgjedhja ime, por ai ishte miku im, një njeri i mirë, ai bëri një punë të mirë për imigracionin. Ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër